Policia italiane ka zbardhur sot detajet e operacionit të ekzekutuar më datë 30 prill në ujërat e Adriatikut ku u sekuestrua një gomone më marijuanë e trafikuar nga Shqipëria dhe u vunë në pranga 4 skafistë shqiptarë.

Operacioni u drejtua nga policia financiare e Romës në bashkëpunim me atë të Puglias dhe u ekzekutua nga roja bregdeatre e Tarantos dhe e Barit.

Sipas njoftimeve te policisë italiane operacioni ka nisur duke u gdhirë data 30 prill pasi trupat ajrore dhe detare të agjensisë europiane Frontex identifikuan në ujërat e Adriatikut një gomone të ngarkuar më lëndë narkotike që po lundronte me shpejtësi të madhe drejt brigjeve pulieze.

Gomonia me drogë u lokalizua në brigjet e Brindizit. Roja bregdetare italiane në ndihmë dhe të një helikopteri u vunë në ndjekje të gomones.Skafistët sapo kuptuan se ishin pikasur nga policia italiane nisën të hidhnin në det lëndën narkotike.

Pas disa minutash ndjekje, roja bregdetare italiane mundi të ndalojë mjetin lundrues. Në përfundim të operacionit në gomone u sekuestruan 105 pako me marijuanë dhe 10 pako të tjera në det të hedhura pak më parë nga skafistët, shkruan ora neës.

Sasia e marijuanës së sekuestruar është 2517 kg. Sipas Financës Italiane kjo sasi droge do të sillte një përfitim tregu prej 20 milionë euro. Në gomone u gjet dhe një armë tip kalashnikov me 30 fishekë si dhe u ndaluan 4 skafistët shqiptarë të gjithë nga Vlora.

Skafistët e ndaluar janë ; M. B. 40 vjeç X. H. 30 vjeç, B. R. 30 vjeç C. S. 37 vjeç.
Dy prej tyre janë me precedent penal për trafik lëndësh narkotike. Gomonia e ndaluar është e gjatë 10 metra dhe e pajisur me dy motora të fuqishëm jashtë bordit.

Ndaj 4 skafistëve rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës e mbajtje pa leje armësh luftarake.

Artikulli paraprak58-VJEÇARI VDES NGA KAFSHIMET E PITBULLIT
Artikulli tjetërPALOKA: PADI PËR ATA QË BLLOKOJNË PUNËN E KOMISIONIT