Situata e plehrave ne njësine administrative Gur i Zi nuk është ashtu siç u premtua.2 muaj me pare nisi një aksion i gjere ne cdo fshat te kësaj njësie ne kuadër te një fushate te vazhdueshme te bashkise shkoder per pastrimin e plehrave nisur nga neglizhenca qe sipas tyre kishin pasur drejtuesit e ish komunes per 4 vjet.
Aktualisht prania e plehrave eshte e dukshme përgjatë gjithë njësise Gur i Zi, me kazanë te tejmbushur dhe vende-vende te rrezuara ne toke. Situata është mese e qarte.Ne çdo fshat situate është e tille ne çdo fshat, Rrenc, Gur I zi, dhe Juban.Sipas disa sinjalizimeve te banoreve plehrat pastrohen vetem nje here ne 3 muaj duke krijuar nje gjendje alarmante ne cdo vendgrumbullim.Krejt ndryshe paraqitet gjendja ne njesine administrative te Rrethinave. Duket se Aksioni per pastrimin e njollave te zeza ka nisur prej gati nje jave, dhe sipas drejtuesve te kesaj njesie administrative, do te vazhdohet ne kete ritem ne menyre qe mjedisi te jete me i paster .Problematikat jane me te shumta me zgjerimin e territorit por qe gadishmeria dhe fokusi i punes se perditshme duhet te shtrihet njetrajtesisht ne te gjithe territorin.