Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 21 persona për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve janë persona të shpallur në kërkim, për dhunë në familje apo për narkotikë.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale,

kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafiqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

“Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 21 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët është arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 9 drejtues mjetesh”, sqaron policia.

Gjithashtu janë sekuestruar disa doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 44 persona.

Artikulli paraprakBIMËT MEDICINALE TË JANINËS, NË SHËNJESTËR TË SHQIPTARËVE
Artikulli tjetërSHQIPTARI I PRET FYTIN ME GRYKËN E SHISHES ISH-TË DASHURËS