Policia Rrugore e Lezhës, ka vazhduar kontrolle për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore duke u fokusuar këtë javë në kontrolle të drejtimit të mjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara,
pa leje drejtimi, nën efektin e alkoolit, si dhe për drejtuesit e mjeteve motorike çiklomotorë e motomjete, për përdorim kaske mbrojtëse e dokumentat për qarkulluar.
Gjithashtu, në fokus edhe menaxhimi i fluksit të mjeteve deri në orët e vona, me destinacion plazhin e Shëngjinit dhe plazhin e Tales, gjatë sezonit turistik.
Në funksion të këtyre kontrolleve, janë arrestuar 12 drejtues mjetesh për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” ( 9 të papajisur me leje drejtimi dhe 3 nën efektin e alkoolit).
Janë tërhequr 14 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe parakalim të gabuar.
Janë vendosur gjithsej 439 masa administrative, nga këto:
• 48 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,
• 146 masa për parakalim të gabuar,
• 15 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit,
Ndërsa pjesa tjetër e masave administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
• Janë ndaluar administrativisht 11 mjete, të cilat kanë rezultuar me detyrime administrative të pashlyera
Policia Rrugore e Lezhës, do vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave te sigurisë rrugore,
ku apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të bashkëpunojnë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.