Aksioni i nisur nga tatimoret per bizneset e paregjistruara ne QKR ka sjelle mbylljen e disa prej tyre ne qytetin e Shkodres. Pronaret e bizneseve braktisen punen per t’u paraqitur ne sportelet e QKR  per te regjistruar biznesin.  Me dhjetëra biznese ne qytetin e Shkodres u mbyllen.  Masat e paralajmeruara nga qeveria per luftimin e informalitetit kane bere qe nje pjese e tyre ,qe nuk jane te regjistruar ne QKR te mos nisin punen. Por u paraqiten qe ne oret e para te mengjesit ne qendren kombetare te regjistrimit te bizneseve.

Lufta ndaj evazionit fiskal ne terren ka sjelle leshimin me qera te disa bizneseve dhe kycjen e disa te tjerave. Sipas informacioneve te dhena nga QKR, vetem gjate muajit gusht jane regjistruar mbi 100 biznese, pa llogaritur bizneset qe ushtrojne aktivitetin e tyre neper komuna. Mbyllja e ketyre bizneseve tregon per numrin e madh te evazionit fiskal qe kane shkaktuar deri me sot ne arken e shtetit. Por megjithate duket se ky aksion, kunder informalitetit, do te godase vetem bizneset e rregullta, ashtu sic edhe ka ndodhur gjate ketyre diteve te fundit. Inspektoret tatimore, kane mesyre ndaj biznesve qe kane gjetur te hap[ura, duke u versulur, me fuqine e ligjit per te gjetur kelcken e duhur per ti gjobitur, sin je presion I hapur ndaj atyre qe paguajne taksa, dhe jane te rregullt ndaj politikave fiskale te vendosura nga qeveria shqiptare. Megjithate, duhet pare, nese trajnimi I inspektoreve do ti vleje, per te respektuar bizneset e rregullta dhe jo uniforma ti sherbeje per ti bere presion bizneseve

Artikulli paraprakNIS LUFTA NDAJ INFORMALITETIT, SHTOHEN RADHËT NË QKR
Artikulli tjetërRAMA: KUSH PAGUAN TAKSAT ËSHTË PATRIOT