Ish-shefi i shtabit të Forcave të Armatosura Xhemal Gjunkshi ka komentuar operacionin policor në kampin e Ashraf në Manzë ndaj muxhahedinëve. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Gjunkshi i ka dalë në krahë Policisë së Shtetit ku shprehet se cenimi i sigurisë së vendit është çështje e panegocueshme. Sakaq ka kërkuar zbardhjen e rrethanave të vdekjes së një 79-vjeçari iranian.

Postimi i plotë

Aksioni i sotëm i forcave të rendit në kampin e iranianëve të organizatës MEK në Manzë të Durrësit, kryhet në kuadër të sigurisë dhe mbrojtjes së territorit të Republikës së Shqipërisë. Sipas burimeve zyrtare, aksioni është kryer pas disa paralajmërimeve që ekspertët shqiptarë të hetimit kanë marrë për akte terroriste. Rrethanat e vdekjes së një shtetasi iranian dhe disa të plagosurve të tjerë gjatë aksionit policor duhet të zbardhen sa më parë, në mënyrë të pavarur dhe të plotë.

Vlerësoj se çdo tentative për të cenuar sigurinë dhe stabilitetin e Shqipërisë janë çështje të panegociueshme dhe aspak të justifikueshme, aq më pak me pretekstin se, strehimi i organizatës, financohet nga qeveria amerikane…

Shqipëria është vend anëtar i NATO -s dhe SHBA janë aleatët më strategjik tonë në luftën kundër krimit kibernetik, terrorizmit dhe cënimit të demokracisë.

Artikulli paraprak“PËRDORËM VETËM SPREJ INDIVIDUAL”, TENSIONET NË KAMPIN MEK, FLET RRUMBULLAKU
Artikulli tjetërBE BËN GATI NDIHMËN MASIVE PËR KIEVIN, PËRGATIT 50 MLD EURO MBËSHTETJE DHE TRAJNIM PËR USHTARËT UKRAINAS