Policia e Lezhës ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar, kundër të shfytëzimit të Lumit Mat per inerte.Sipas bluve Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, të mbështetura nga inteligjenca informative, për një rast të krimeve mjedisore, pranë lumit Mat, kanë organizuar menjëherë punën për përcaktimin e autorësisë së këtij rasti, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të tij.Nga kontrollet e zhvilluara edhe gjatë natës, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi R. N. 32 vjeç, banues në Lezhë, i cili po gërryente me mjete të rënda (kamionë dhe ekskavatorë), shtratin e lumit Mat, me qëllim marrjen e inerteve, në kundërshtim me ligjin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 kamionë dhe 1 ekskavator që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari të kundërligjshme.Gjithashtu vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast, ndërsa bëhet e ditur se kontrollet vijojnë në zonën bregdetare, në zonat e mbrojtura si dhe në çdo terren të qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Materialet procedurale në lidhje me rastin i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprak“EURO2024”, SFIDAT ME MOLDAVINË DHE ISHUJT FAROE, SYVLINHO PUBLIKON LISTËN, RISI DHE KONFIRMIME
Artikulli tjetër1 SHEKULL JETË MES VUAJTJEVE DHE MUNDIMEVE