Prej 10 ditësh Bashkia e Shkodrës ka nisur aksionin për pastrimin e të gjithë kabllove të internetit në pallatet e restauruara nga zona e Parrucës deri në fund të Xhabijeve. Ky aksion është ndjekur gjatë ditës se sotme nga Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci. Në intervistën e dhënë për mediat ai është shprehur se kjo është një nisëm që vjen si koordinim me të gjithë investimet e reja në qytet për përmirësimin e imazhit dhe jetës së qytetarëve.
Nga ana tjetër, ai ka kërkuar që të mos ketë asnjë tolerim për ndërhyrje të reja që tëntojnë të vendosen në fasadat e pallateve.
Për banorët e zonës kjo është një ndërhyrje e rëndësishmë për komunitetin e zonave.
Pas bllokut të pallateve nga Parruca në Xhabije, ndërhyrjet do të vijojnë edhe në zona të tjera duke u shtrirë në të gjithë qytetin. Ky aksion, ka pasur edhe mbështetjen e disa kompanive të internetit, të OSHEE dhe vetë të komunitetit që kanë përshëndetur një nisëm të tillë që ndryshim imazhin e shëmtuar të kabllove në fasadat e pallateve të vendosura prej 30 vitesh.
https://youtu.be/KwUensikllE