Në ditën e katërt prej fillimit të këtij aksioni, asnjë ndryshim nuk duket të jetë bërë në liqenin e Shkodrës. Pinarët vijojnë të jenë ende aty, ndërkohë që peshkatarë të ndryshëm vijojnë të hedhin rrjetat në ujë. Gjuetia e paligjshme mbetet sfidë për institucionet e aq më e vështirë bëhet lufta ndaj këtij fenomeni, kur aksione të tilla bëjnë zhurmën më të madhe se punën.

Edhe pse prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni deklaroi se duke filluar nga dita e premte e 2 shtatorit, do të niste pastrimi dhe toleranca do të ishte zero ndaj personave që ushtrojnë këtë aktivitet të paligjshëm në liqenin e Shkodrës, nuk u pa një angazhim I tillë. Aksioni I lënë përgjysëm vetëm sa u lehtëson punën këtyre individëve për të vijuar të qetë peshkimin me metoda të ndaluara gjatë ditës dhe natës.

Gjuetia e paligjshme I ka kushtuar liqenit të Shkodrës zhdukjen e 14 specieve vetëm në vitet e fundit. Përballë kësaj masakre, institucionet kanë nxjerrë vetëm statistika, ndërkohë që ndikimi I task-forcës në terren ka qenë I papërfillshëm. Të tillë duket se do ta ketë fundin edhe aksioni I nisur të premten, I cili ngjan më tepër me një “vrimë” në ujë sesa me një strukturim të plotë të punës për të ndalur një herë e mirë gjuetinë e paligjshme në liqenin e Shkodrës.

 

Artikulli paraprakALIBEAJ: QEVERIA MPOSHTET ME OFERTË, JO RETORIKË BOSHE! 3 PRIORITETET TONA NË AKSIONIN OPOZITAR
Artikulli tjetër“SHEN PALI, KA VIZITUAR DHE LEZHEN E SARDEN”