Aksioni i Task-Forcës për monitorimin e situatës me ujin e pijshëm dhe prerjen e të gjitha ndërhyrjeve të paligjshme është duke vijuar pa ndërprerje ku momentalisht grupet po operojnë në zonën turistike të Velipojës.

 

Drejtori i Ujësjellës-Kanalizime Shkodër Mark Molla i bën thirrje abonentëve që të vetëdeklarohen pasi në të kundërt nuk do të ketë tolerime. Në terren janë gjithsejt 6 grupe të task-forcës të cilët kanë operuar me gjoba, ndërprerje të lidhjeve të paligjshme etj.
Aty ku grupet e punës kanë vërejtur lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm ose përsëritje të shkeljeve, janë vendosur gjobat përkatëse.

 

Molla ka dhënë mesazhin se bashkëpunimi në nivel qëndror dhe lokal është i rëndësishëm për të arritur objektivat.Ky bashkëpunim do të rrisë më tej edhe investime në këtë sektor , cka për rrjedhojë do të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me ujë të popullatës.

 

Ndërsa Task-Forca vijon aksionin në terren për verifikimin dhe ndërprerjen e të gjitha rasteve të lidhjeve të paligjshme nga bizneset, me qëllim përmirësimin e situatës së furnizimit me ujë të pijshëm

 

Artikulli paraprakREAGIMI, PA PUNE DHE PA BUKË
Artikulli tjetër2.2 MLN EURO INVESTIME NË PUKË