Ujesjellësi i Shkodrës është pararojë e aksioneve per prerjet e paligjshme të ujit të pishem në të gjithë territorin e Shkodrës.
Një fakt i tillë është pohuar në një intervistë për Star Plus nga vete drejtori i këtij institucioni Mark Molla i cili ka përshëndetur edhe nismen e qeverise, per aksionin kombetar për prerjet e paligjshme të furnizimit me ujë të pishem.
I pyetur për zonat problematike, Molla është shprehur se ato shtrihen nga qëndra e qytetit, deri në zonat rurale.Por Molla është shprehur se aktualisht ka nje ndergjegjesim te banoreve per te paguar ujin e pishem, me 150-200 kontrata të reja cdo muaj.
Uji është një sherbim, që të gjithë duhet ta paguajnë, nderkohe që në këtë kuader qeveria shqiptare ka ndermarre edhe reformën e ujit, me qellim evidentimin dhe goditjen e te gjitha rasteve te paligjshmerise ne te gjithe vendin