NË DY DITË NË SHKODËR KANË FIRMOSUR VETËM 19 DEBITORË ME OSHEE.Akt-marrëveshja që ofroi Operatori i Shpërndarjes të Energjisë Elektrike ende nuk ka nisur që të ketë një ndjeshmëri në rajonin e Shkodrës.
Pavarësisht se OSHEE ofroi një zgjidhje për pagesën e debisë për abonentët familjar me këste dhe lehtësime për shtresat në nevojë ende zyrat ku arkëtohen pagesat e faturave të energjisë elektrike nuk kanë një fluks të madh. Në qytetet e tjera të Shqipërisë situata është ndryshe. Kjo zyra e arkëtimeve në Tiranë e cila menjëherë pas akt-marrëveshjës është mbushur me abonentë. E njëjta situatë është edhe në qytetin e Lezhës. Edhe aty menjëherë fluksi është rritur ndjeshëm aq sa herë pa here abonentë qëndrojnë në rrallë për të përfituar. Në Shkodër është e kundërta. Qytetarët që vazhdojnë të jenë debitorë që nga viti 2007 ende nuk janë sensibilizuar aq sa për të patur radhë apo fluks tek zyrat e arkëtimeve. Kjo konfirmohet edhe nga shifrat zyrtare që vijnë nga OSHEE për rajonin e Shkodrës. Shkodra si njësi në vehte ka në total rreth 30 mijë abonentë prej të cilëve për periudhën 2007-20014, 9750 janë debitor çka do të thotë se kanë dy muaj e sipër pa paguar. Me 4 dhjetor, që ishte dita e parë kur nisi zbatimi i akt-marrëveshjes, në Shkodër janë vetëm dy abonentë familjarë që kanë paguar debinë e tyre me këste ndërsa në total asnjë abonentë nuk ka paguar krejt debinë për të përfituar 80% të kamatvonesës. Ditën e djeshme, me 5 dhjetor janë 17 abonentë familjarë që kanë paguar me këste një shumë prej 85 mijë lekësh të reja dhe 10 abonentë që kanë paguar krejt debinë me një shumë prej 344 mijë lekë të reja duke përfituar 80% të kamatvonesës. Në total në arkat e OSHEE për dy ditë janë grumbulluar 474 mijë lekë nga debitorët. Këto shifra janë gati të papërfillshme për zyrtarët e OSHEE sipas të cilëve duke qenë se janë 9750 debitorë për njësinë e Shkodrës. Sipas akt-marrëveshjes nëse një debitor kërkon të paguaj me këste përveç faturës së përmuajshme duhet të paguaj çdo muaj 2500 lekë të reja deri sa të shlyej borxhin. Për shtresat në nevojë kësti nuk është më shumë se 1000 mijë lekë të reja. Kush kërkon ta paguaj në total borxhin, përveç debisë që është i detyruar ta paguaj, 80% e kamatvonesës i zbritet. Këto janë masat më të lehta që janë marrë ndonjëherë për debitorët ndaj OSHEE kërkon që qytetarët të bëjnë këtë akt-marrëveshje për të shlyer borxhet sepse në të kundërt do t’i ndërpritet energjia elektrike.
Njësia Shkodër 30 mijë abonentë
Debitor 2007-2014 9750 abonentë
Akt-marrëveshja e abonentëve debitor me OSHEE
4 dhjetor 2014 Këste të paguara Total të paguara
2 debitor familjarë 0 abonentë
5 dhjetor 2014 Këste të paguara Total të paguara
17 abonentë familjarë 10 abonentë
Shuma e paguar 19 abonentë familjarë Total të paguara
85.000 344.000