Ndonëse është thënë shumë se aktakuzat e para të Gjykatës Speciale mund të ngrihen në qershor të këtij viti, duket se kjo do të ndodhë tek 6 muaj nga qershori.
Ka qenë njëri prej gjyqtarëve të kësaj Gjykate që ka lënë të nënkuptohet që aktakuzat e para nuk mund të ngrihen para dhjetorit. Charles L. Smith ka thënë për gazetën lokale ‘Nonpareil’, se ai “nuk do të udhëtoj për në Hagë, deri në fund të vitit, sepse aq kohë do të shkoj deri kur aktakuzat mund të përmbyllen nga prokurori”.
Ky detaj mund t’i ketë rrëshqitur gjyqtarit Smith pa dashje, por e rëndësishme është se kjo lë të kuptohet se aktakuzat e para nga Prokurori i Gjykatës Speciale pritet të lëshohen kah fundi i vitit, diku në dhjetor, që i bie për 6 muaj vonesë nga ajo që është pritur të ndodhë në qershor të këtij viti. Ndryshe, Smith, ka deklaruar se i gjithë procesi i gjykimit të krimeve të luftës në Kosovë mund të zgjasë diku rreth 4 vite deri sa të gjykohen të gjitha krimet, transmeton gazetametro. Charles L. Smith, është Gjyqtar Kryesor në Ajova (Ioëa) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Ai do të jetë një nga Gjyqtarët e Gjykatës Speciale për Krime Lufte, në Holandë.