Një grup aktivistësh janë mbledhur tek Kryesia e Kuvendit për të protestuar kundër Mini-Shengenit Ballkanik. Ata janë shprehur kundër kësaj marrëveshje mes vendeve lidere të Ballkanit Perëndimor.

“Ne kundërshtojmë minishengenin ballkanik që është projekti i një jugosllavie të re. Kjo është axhenda personale e kryeministrit që po na çon turravrap drejt rilindjes” tha Aulon Kalaja iniciator i kësaj proteste.

Në samit janë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Malizt të Zi Milo Djukanovic.

Artikulli paraprakMETA: TË PUNOJMË TË GJITHË PËR NJË SHQIPËRI MË NJERËZORE, MË TË DHEMBSHUR DHE TË DREJTË
Artikulli tjetër‘LUAJ FUTBOLL PËR T’U LARGUAR NGA TEKNOLOGJIA’! SPORTISTËT E VEGJËL, KRENARIA E FORCAVE TË ARMATOSURA