Në kuadër të ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, Këshilli Rinor i Ballkanit në bashkëpunim me shkollën speciale “3 Dhjetori” organizuan një aktivitet sensibilizuas për këtë kategori nxënësish.

Salla e koncerteve “Gjon Kapidani” u pushtua nga tingujt e muzikës të interpretuara nga fëmijë me aftësi ndryshe. Punime karakteristike me dorë, veshje popullore dhe të ftuar këngëtar të rinj të qytetit të Shkodrës argëtuan të ftuarit.

Ky aktivitet solli një copëz të emocioneve që fëmijët me aftësi ndryshe mund të bëjnë. Ideja kryesore ishte për sensibilizimin e shoqërisë, duke dhënë mesazhin se kjo kategori fëmijësh duhet mbrojtur dhe suportuar dhe një mungesë në kromozomin e tyre nuk mund të jetë pengesë për integrimin e tyre social.

Artikulli paraprak“7870 PERSONA PUNËKËRKUES TË PAPUNË”
Artikulli tjetërMBILLEN 250 PEMË NË ANË TË MALIT