Nxënësit e shkollës artistike “Prenkë Jakova” në qytetin e Shkodrës kanë realizuar shfaqjen në kuadër të ditëve të fundit të vitit shkollor 2018-2019. Në këtë aktivitet interpretuan nxënës nga grupi vokal Lukë Kacaj dhe banda frymore Lek Gjergji.
Anton Kaftalli drejtori i shkollës artistike “Prenkë Jakova” tregon më shumë detaje rreth përgatitjes dhe përzgjedhjes së nxënësve për këtë aktivitet.
Drejtori Kaftalli tregon edhe rëndësinë që kanë të tilla aktivitete, prej të cilave nxënësit kanë dalë edhe fitues.
Në këtë koncert morën pjesë 80 nxënës të cilët intepretuan në kor dhe solo. Tashmë është kthyer në traditë që në mbyllje të vitit shkollor, nxënësit më të mirë të shkollës artsitike “Prenkë Jakova” të performojnë para shkollës si një shembull arritje dhe suksesi.