“ In Memoriam – Mentor Quku” është aktiviteti i cili u zhvillua në nderim të ish drejtuesit të Muzeut Historik të Shkodrës, studiuesit Mentor Quku. Sokol Parmeza Drejtori I muzeut Historik u shpreh se veprat e studiuesit Quku janë një pasuri e madhe që I ka lënë muzeut.

Drejtori I muzeut u shpreh se do të ketë aktivtete të tjera që do të organizohen në nderim të figurave të tjera që kanë kontribuar në vendin tonë.

Mentor Quku njihet si mjedolog, për shkak se ia ka kushtuar gjithë jetën e tij studimit të veprës së poetit Ndre Mjeda. Për kontributin e dhënë ndër vite, është vlerësuar me medaljen “Mësues I Merituar” si dhe “ Mirënjohje e qytetit të Shkodrës”.

Artikulli paraprakLEZHË, PRODHIMI BIO NË BUJQËSI
Artikulli tjetërVLLAZNIA VLERËSON SABAH BIZIN