Shoqata “Pro Albania Development” në prag të festës së Krishtlindjeve ka organizuar një aktivitet artistik me fëmijet e familjeve në nevojë të zonave periferike të qytetit të Shkodrës. Nisma u bë e mundur përmes bashkëpunimit me qendrën sociale “Mbretëresha e Paqes”, në afërsi të Stacionit të Trenit në Shkodër. Janë fëmijë të cilët frekuentojne cdo dite këtë qendër sociale, por sot ishte një ditë ndryshe e cila i gëzoi ata pa masë .
Xhoana Molla drejtuese e qendrës “Mbretëresha e Paqes” tha se familjet e këtyre fëmijëve janë në vështirësi të madhe ekonomike ndaj është menduar që tu jepet edhe nga një pako simbolike me ushqime.
Ndërkohë Shoqata “Pro Albania Development” kishte përgatitur edhe një koktej për 50 fëmijë të cilët janë pjesë e kësaj qëndre.