Në kuadër të 3 Dhjetorit, ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara Qendra Kulturore për fëmijë “ Kujtim Alija” ka organizuar një aktivitet të titulluar “Luajmë në piano” për fëmijët e shkollës speciale “3 Dhjetori” në Shkodër. Drejtorja e shkollës Enkeleida Mataj, u shpreh se do të ketë aktivitet të tjera që do të organizohen për të argëtuar fëmijët.

Orjeta Kelaj drejtorja e qendrës kulturore “Kujtim Alija” thotë se vëmendja ndaj personave me aftesi ndryshe duhet të jetë e përditshme dhe jo vetëm një herë në vit.

Arben Mithi presidenti i Rotary Club , u shpreh se qëllimi i këtij aktiviteti është që ti bëjm fëmijët të ndjehen të barabartë në shoqëri.

Gjatë ditëve në vijim do të zhvillohen edhe aktivitete të tjera në shkollën speciale “3 Dhjetori” për fëmijët me aftësi të kufizuara në bashkëpunim me institucione dhe organizata të ndryshme.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 04.12.2023
Artikulli tjetërKRYEMINISTRI RAMA VIZITË NË SHKODËR: DUHET NDËRHYRJE NË HYRJEN E QYTETIT, ËSHTË SI SHTEG