Në kuadër të 3 dhjetorit ditës botërore të personave me aftësi ndryshe Zyra Vendore Arsimore Shkodër ka zhvilluar një aktvitet sensibilizues në qendër të qytetit. Në këtë aktivitet morën pjesë shkollat 9 vjeçare të qytetit. Brisela Kadia drejtore e ZVA Shkodër shprehet se qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i të drejtave por dhe i talenteve që kanë personat me aftësi ndryshme.
Paragjykimet dhe vështirësitë me të cilat hasen personat me aftësi të kufizuar dhe familjarët e tyre janë të shumta ndaj ditë të tilla kanë si qëllim sensibilizimin e shoqërisë.