Kjo ishte situata brenda memorialit të “Gjergj Kastriotit” në Lezhë gjatë aktiviteteve të organizuar në përkujtim të 579-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.Moti me shi bëri që uji të deportonte brenda memorialit gjatë kohës që u shfaq muzeu virtual me imazhet e 2 marsit të vitit 1444, datë që hodhi themelet e Shtetit të parë të mirëfilltë shqiptar.Mbuloja e këtij objekti historik i cili është restauaruar 5 vite më parë ka pësuar dëmtime dhe uji rrjedh brenda në pakten 8 pika të ndryshme.
Kjo situatë vijon të jetë prezente prej kohësh, duke agravuar gjithnjë e ma shumë, ndërsa pavarësisht kërkeses Ministria e Kultures nuk ka vepruar për të vleresuar gjendjen e memorialit dhe gjetur mundësine e ndërhyrjes.Rrjedhja e ujit në kohë me shi është mënyra me e keqe e prezantimit të këtij objekti historik tek vizitoret vendas dhe të huaj që janë të shumtë në numer, por nga ana tjeter po pengon dhe zhvillimin normal të aktiviteteve.
Vendvarrimi i Skënderbeut përbën njërin prej monumenteve më të rëndësishëm në vend. Përveç mureve të kishës, në këtë objekt gjendet edhe absida, ku ndodhet i vendosur busti i Skënderbeut dhe afresku i Shën Nikollit.