Këtë të mërkurë në shkollën 9-vjeçare “Ndre Mjeda” është zhvilluar një aktivitet në kuadër të programit kombëtarë “Art, Zeje, Sport”. Në këtë organizmit u përcollën detaje që përfshiin traditën , vlerat dhe kulturën e qytetit të Shkodrës. Lindita Gjerga mësuese e lëndës së kimi biogji tregon më në hollësi detajet rreth këti program.

E konceptuar sipas fushave përkatëse , nxënësit gjithashtu paraqitën një eskspozitë me piktura ku si tematikë kishin “Bashkjetesa fetare” që është një veçanti e qytetit tone.

Mësuesja e lëndës së vizatimit Juleda Lesha tregon se një nga pikat me të cilën krenohemi në qytetin e Shkodrës është pikërishtë bashkëjetesa fetare.

Pjesë e aktivitetit ishin edhe gatime të ndryshme, prodhime të perimeve apo dhe punimet në gjergjef te fëmijëve.

Teatri i shkollës përmes interpretimeve, solli copëza nga letërsia shqipe sipas zhanreve të ndryshme letrare.

https://youtu.be/H119xqsUDdo

Artikulli paraprakDOSHI: JUBANI VOTON PSD DHE KANDIDATIN BECI
Artikulli tjetërSPAHIA: KUNDËRSHTARËT PO BËJNË SHANTAZHE DHE PRESIONE