Në teatrin “Migjeni” u zhvillua aktiviteti përmbyllës I vitit kulturor “Ndërmendje 2024”, ngjarje e rëndësishme që mblodhi emra të njohur të artit dhe kulturës shqiptare. Mes të ftuarve të veçantë ishin artistët Frederik Ndoci, Ardita Meni, Klodiana Brahimi dhe Josif Gjipali i cili u shpreh se Shkodra është ndër të paktat qytete që investojnë në ruajtjen e kulturës.
Drejtuesi artistik Gjon Shllaku, tha se ky aktivitet solli një përmbledhje kulturore, ku mbeshtetja si edhe vlerësimi i publikut me duratrokitjet e tyre nuk u ka munguar.
Dirigjenti Jetmir Barbullushi përsëriti thirrjen e tij për ndërtimin e trupës profesioniste me orkestrën dhe korin.
Ky event bëri një përmbyllje madhështore vitit kulturor, duke nxjerrë në pah trashëgiminë artistike dhe shpirtin kulturor të Shkodrës.