Vullkani Etna në ishullin e Sicilisë në Itali sërish ka shpërthyer duke hedhur llavë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, vullkani ka hedhur llavë për shkak të lëvizshmërisë së brendshme në kanalet magmatike të vullkanit.

Sipas agjencisë Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë është duke e ndjekur nga afër këtë lëvizshmëri.

Për shkak të hedhjes së llavës, janë kufizuar edhe aktivitetet në aeroportin e Katanias.

Ndërkohë sipas lajmeve që vijnë nga rajoni, për shkak të aktivitetit të fundit në Etna dhe përreth ka ndodhur tërmet vullkanik me magnitudë prej 3,3 ballësh.

Artikulli paraprakAKSIONI I OSHEE, 8 ABONENTË KAPEN ‘MAT’ DUKE VJEDHUR ENERGJINË. JA SKEMA QË PËRDORNIN
Artikulli tjetër“FUNDJAVA PËR TË FESTUAR”, POLICIA THIRRJE DREJTUESVE TË MJETEVE: MUND TË JETË UDHËTIMI I FUNDIT PËR JU!