Aktori i njohur është përfshirë në një aksident trafiku në Los Angeles. Bëhet fjalë për Tyler Perry, i cili po largohej nga aeroporti ‘Burnank’ kur ndodhi ngjarja. 52 vjeçari u përplas me një makinë teksa po udhëtonte drejt shtëpisë së tij.

Në momentin e aksidentit, ai po udhëtonte me makinën e tij ‘Bently’. “TMZ” raporton se automjeti i përplasur, një ‘Honda Accord’, kaloi në tre korsi trafiku dhe hyri në rrugën e Perry-t.

Ai më pas përfundoi duke u përplasur me makinën e tij. Sipas njoftimit, drejtuesi i mjetit ka pranuar përgjegjësinë dhe nuk ka pasur lëndime të rënda. Burimet policore thuhet se informuan “TMZ” se askush nuk shkoi në spital, nuk kërkohej asnjë raport policor dhe çështja do të trajtohet privatisht.

Artikulli paraprakCOVID19/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË: JA SA RASTE TË REJA JANË KËTË FUNDJAVË
Artikulli tjetërIZOLOHEN ZONAT TURISTIKE, NDËRPRITET KOMUNIKIMI I THETHIT ME SHKODRËN, TURIZMI DREJT DËSHTIMIT…