Aktori i njohur Kivanç Tatlitug dhe partnerja e tij, stilistja Basak Dizer do të bëhen së shpejti prindër! Sipas mediave turke, thuhet se stilistja 44-vjeçare është 3 muajshe shtatzënë dhe ende nuk dihet gjinia e bebit.
Lajmet se Basak Dizer ishte shtatzënë nisën të qarkullonin që qershorin e kaluar. Dizer mohoi pretendimin e shtatzënisë duke iu përgjigjur një postimi në Instagram ku një mikeshë e uronte.
“Unë nuk jam shtatzënë. Është një lajm i rremë që bëhet rregullisht çdo vit”, tha Basak. Por kësaj radhe duket se lajmi është i vërtetë.
Dizer dhe Tatlitug preferojnë ta mbajnë dashurinë e tyre gjithmonë larg syrit të publikut. Mirëpo duke qenë një çift kaq i famshëm, kjo është diçka e vështirë për ta. Ata u martuan në një ceremoni të thjeshtë në Paris, 5 vite më parë.