Teksa po përjetojmë një valë të re të COVID-19, pas shfaqjes së variantit delta, aktori i njohur Reshat Arbana, ka dhënë mesazhin e tij sensibilizues për të mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur nga virusi.
Duke folur për një nga të drejtat më thelbësore dhe themelore të njeriut, shëndetin, aktori theksoi se duhet ta mbrojmë atë dhe se mënyra e vetme është vaksina anti-COVID-19.
Mesazhin e tij e ka publikuar, kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social Facebook, ndërsa i ka uruar të gjithëve një ditë të mirë.
Mesazhi i plotë:
Të mendojmë më shumë për mbrojtjen e të drejtave tona njerëzore: Së pari, të jemi të fortë e të shëndetshëm. Së dyti, të jemi të gëzuar e të lumtur. Të falim sa më shumë dashuri për njerëzit e dashur të zemrës. T’i ruajmë e t’i mbrojmë ata nga transmetimi i virusit.