Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, gjatë inspektimeve të ditëve të fundit ka bllokuar mbi 2 ton sasi mishi, të grumbulluar nga pika therjeje dhe dyqane të ndryshme.

Sipas njoftimit të AKU, mishi i asgjësuar rezultonte produkt i pakontrolluar, pa vulë veterineri dhe pa certifikatë origjine. Mishi i bllokuar ndodhet i magazinuar në frigoriferët e Zoo Farm, nga ku do të merret dhe do të dërgohet në Landfillin e Sharrës, për tu asgjësuar.

Gjithashtu AKU njofton se pas inspektimit dhe bllokimit të mishit të pakontrolluar, në gjithë vendin janë mbyllur 83 subjekte ku është konstatuar produkti i pakontrolluar.

Artikulli paraprakARRESTOHET ARTAN DEKOVI, ISHTE SHPALLUR NË KËRKIM NGA POLICIA
Artikulli tjetërSHKODËR, ARRESTOHET SHTETASI ARTAN DEKOVI