Në prag të mbylljes së sezonit të verës, ndërgjegjësimi tek subjektet që tregtojmë produktet ushqimore ka qenë më i madh se vitet e kaluara.

Një gjë të tillë e thotë inspektori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër Hamdi Mlloja. Pas paralajmërimeve të disa subjekteve që operojnë në zona turistike sipas inspektorit të AKU kanë plotësuar dokumentacionin. Krahasuar me vitet e kaluara për shkak edhe të ndërgjegjësimit numri i gjobave është më i vogël tek subjektet. Më parë disa herë AKU ka bërë inspektime të ndryshme në zonat turistike në mënyrë që qytetarët dhe pushuesit të jenë të sigurtë në konsumimin e ushqimeve.

Artikulli paraprakKORRUPSIONI NË HANIN E HOTIT, PEZULLOHET INSPEKTORI I POLICISË
Artikulli tjetërADEMI: KORRUPSIONI NË BASHKI? QYTETARËT NUK SHKOJNË MË TEK DREJTORËT