Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kontrolluar marketet, furra buke dhe subjektet e mishit e qumështit ndërsa janë parlajmëruar për bllokim 73 biznese.
Nga këto kontrolle AKU bën të ditur se në Qarkun Shkodër jane kryer 75 Inspektime, ku janë marrë 19 masa Administrative “Paralajmerime” si dhe janë vendosur gjobat përkatëse ndaj këtyre subjekteve. Për sa i përket qumështit, 2 subjekte kanë rezultuar se e tregëtonin jashtë normave të lejuara. Kështu Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur një aksion të gjerë për kontrollin e të gjitha subjekteve në vend, që merren me tregëtimin dhe prodhimin e produkteve ushqimore. Inspektorët e AKU-së, kanë kryer kontrolle në tregje të hapura, në minimarkete, në subjekte që tregëtojnë mish e qumësht si dhe në të gjitha bizneset e tjera, për të parë se sa këto subjekte respektojnë kushtet për sigurinë ushqimore. Nga kontrollet e kryera nga data 23-30 shtator, në 73 masat e Paralajmërimeve për bllokim janë vendosur edhe gjoba ndaj biznesve që tregëtojnë pa plotësuar kushtet. Në Qarkun e Tiranës janë kryer 32 inspektime ku kontrolli është fokusuar në minimarkete, thertore, supermarkete, baxho, qendra të paketimit të vezëve si dhe në farmaci bujqësore. Nga kontrollet është vënë re, mungesë e kushteve higjieno-sanitare, mungesë të dokumentacionit dhe mossitemim i produkteve. Janë dhënë 3 masa “Paralajmërim” për bllokim, ndërkohë që bizneset e tjera janë këshilluar për kushtet që duhet të plotësojnë. Kontrolle janë zhvilluar edhe në qarqet e tjera të Shqipërisë duke bërë inspektime dhe duke vendosur gjoba të ndryshme.