Pa asnjë paralajmërim, pa asnjë shkrese zyrtare, por ne menyre te befasishme AKU ka zbarkuar rreth orës 15:00 ne tregun e Rusit ku ne qendër te kontrolleve kane qene tregtaret e peshkut.
Inspektoret e AKU kane mbyllur subjketet qe tregtojne poeshkun ne kete zone, nen pretendimin se ato nuk plotesojne asnje prej kushteve per te tregtuar ne kete zone.
Tregtaret janë konfrontuar me inspektoret e AKU, dhe eshte dashur nderhyrja e forcave te policies se Shkodres per te normalizuar situaten. Inspektoret e AKU se bashku me inspektore te tatimeve ne Shkoder kane kryer sekuestrimin e te gjithe mallit, qe kane gjetur duke tregtuar ne rruge nderkohe qe kane nisur edhe procedurat ligjore ndaj subjekteve respective, si fillim duke bllokuar aktivitetin tregtare nderkohe qe nuk do te mungojne edhe gjobat ndaj bizneseve.
AKu ka paralajmeruar kohe me pare se do te kete nje aksion te tille edhe ne Shkoder, c’ka duket se I ka lene kohe tregtareve te kryejne procedurat perkatese por nje gje e tille nuk ka ndodhur cka ka detyruar inspektoret qe te nderhyjne ne bllokimin e aktivitetit.