Produktet e mishit dhe miellit do të jene në fokus të kontrolleve nga inspektoret e autoritetit kombëtar te ushqimit në Shkodër me nisjen e muajit shtator.Inspektori Hilmi Erkocaj sa i takon çështjes se miellit thekson se situata është nen kontroll pasi me te ardhur neper magazina çdo firme përfshihet nga kontrolle laboratorike ndërsa produktet e mishit do te kontrollohen çdo muaj pasi risku i këtij produkti është i larte.
Autoriteti kombëtar i ushqimit mendohet te filloje kontrolle te rreptësishme nga gjysma e muajit shtator.Fokusi kryesor do te jete tregtimi i mishit dhe higjiena e ambienteve, një tjetër aksion do te behet tek tregjet publike, ku për tregtaret qe nuk zbatojnë kushtet e vendosura janë marre masat ndëshkuese te parashikuara ne ligj. Ne qytetin e Shkodrës operojnë 1400 subjekte te cilat do ti nënshtrohen inspektimeve gjate këtij viti.Kontrollet do te bëhen ne baza te riskut qe kane dhe problematikat qe paraqesin.