Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka paralajmëruar për bllokim 73 biznese, si merkate, furra buke dhe subjekte të qumshtit dhe mishit.
Në një njoftim të zyrës së shtypit të Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thuhet se ka nisur një aksion të gjerë për kontrollin e të gjitha subjekteve në vend, që merren me tregëtimin dhe prodhimin e produkteve ushqimore. Inspektorët e AKU-së, kanë kryer kontrolle në tregje të hapura, në minimarkete, në subjekte që tregëtojnë mish e qumësht si dhe në të gjitha bizneset e tjera, për të parë se sa këto subjekte respektojnë kushtet për sigurinë ushqimore. Nga kontrollet e kryera nga data 23-30 shtator, janë marrë 73 masa “Paralajmërim” për bllokim, si dhe janë vendosur gjoba ndaj biznesve që tregëtojnë pa plotësuar kushtet. Në Qarkun Shkodër jane kryer 75 Inspektime, ku janë marrë 19 masa Administrative “Paralajmerime”, si dhe janë vendosur gjobat përkatëse ndaj këtyre subjekteve. Për sa i përket qumështit, 2 subjekte kanë rezultuar se e tregëtonin jashtë normave të lejuara.