Në ditën botërore të konsumatorit drejtoria rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka vijuar kontrollet rutinë në disa prej subjekteve në Shkodër. Oriana Laska, inspektore në sektorin e kontrollit të ushqimit bën me dije se qytetarët shkodranë nuk janë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e etiketave dhe vlerave përmbajtëse të produktit.

Inspektorja Laska shton se vetëm në muajin shkurt, në kuadër të planit të inspektimeve në terren, janë paralajmëruar 24 biznese për mosrespektim të rregullores.

Gjatë këtij muaji, janë regjistruar 35 etiketa të reja nga 7 subjekte ushqimore në Shkodër, me qëllim informimin e konsumatorit për çdo product që në momentin e blerjes.

 

Artikulli paraprakRAMA ME BORRELL: KRENAR QË JEMI NË NATO, QËNDRIMI YNË NDAJ RUSISË, NATYRAL JO I KËRKUAR
Artikulli tjetërSHKODËR, ASNJË I INFEKTUAR ME COVID 19 NË DY DITË