Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Shkodër po vijon kontrollet në të gjithë Qarkun për garantimin e sigurisë ushqimore.

Në ditët në vijim inspektorët e këtij institucioni do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme, ku në fokus do të jenë produktet e mishit dhe qumështit. Drejtorja e AKU në Shkodër Hasije Sadrija e vë theksin tek baxhot që sipas saj do të jenë vazhdimisht në sitën e kontrolleve

Inspektimet janë kryer në subjekte ku tregtohen produkte mishi dhe nënproduktet e tij, në baxho dhe në subjekte ku tregtohet qumështi dhe nënproduktet e tij, në markete, supermarkete, restorant.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit shkodër u bën apel qytetarëve që të kontrollojnë në çdo rast datën e skadencës.Gjithashtu AKU do të vijojë të marrë masa ndaj atyre subjekteve që shesin ushqime pasi u ka kaluar afati i skadencës.

 

Artikulli paraprakQENTË E BRAKTISUR GJEJNË STREHË NË SHKODËR
Artikulli tjetërDAR SHKODËR URON VITIN E RI SHKOLLOR