Data 7 qershor shënon ditën botërore të sigurisë ushqimore. Gjergj Sokoli, drejtor rajonal I Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër bën me dije se gjatë sezonit veror do të shtohen inspektimet në terren për sigurimin e cilësisë maksimale të produkteve ushqimore në markete apo tregjet në të gjitha bashkitë e qarkut.
Si shkak I inspektimeve, janë vendosur 22 paralajmërime dhe një gjobë në muajin maj ndërsa inspektorët kanë urdhër të mos tolerojnë asnjë shkelje në tregje apo markete.
Inspektimet në tregjet dhe marketet e pesë bashkive të qarkut janë ushtruar në bazë të një kontrolli mujor të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.