Me nisjen e vitit të ri shkollor pak kohë më parë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka nisur takimet me nxënësit e shkollave 9 vjeçare për informimin në lidhje me etiketat që gjenden tek produket ushqimore si lexohen ato dhe se si duhet të kuptohen nga fëmijët. Kjo nismë si fillim do të përfshijë shkollat 9 vjeçare më pas shkollat e mesme të qytetit shprehet Oriana Laska inspektore terreni në sektorin e ushqimit të AKU Shkodër.
Inspektoja Lasku thekson se është e rëndësishme që edukimi në lidhje me leximin e etiketës ushqimore të nis që në moshë të vogël.
Sipas specialistëve të të shëndetësisë e rëndësishme është të lexoni informacionin që shkruhet në etiketa pasi në shumë raste mund të shmangen probleme shëndetësore.