ERKOÇI: TREGJET NUK PLOTËSOJNË ASNJË NGA KUSHTET MINIMALE. Autoriteti Kombëtar i ushqimit në Shkodër i ka dhënë një përgjigje problemit të ngritur nga “Star Plus Televizion” për situatën e rëndë që ndodhet në dy tregjet zyrtare të fruta-perimeve në Shkodër, atë të Rusit dhe Zdrales. Inspektori Hilmi Erkoçi thotë se të dy ato tregje Bashkia e Shkodrës duhet ti mbyllë sepse nuk plotësojnë asnjë kusht.

Sipas inspektorit Erkoçi të gjithë ata tregtarëtë fruta-perimeve si në Rus edhe në Zdrale janë të paligjshëm sepse nuk janë të regjistruar në qendrën kombëtare të regjistrimit të biznevese.Nëse Bashkia merr një iniciativë për përmirësimin e kushteve, AKU është e gatshme të bashkëpunojë.Prej vitesh tregu i fruta-perimeve në Rus dhe ai i Zdrales tregtojnë pas asnjë lloj kushti duke përbërë realisht një rrezik serioz për dëmtimin e konsumatorëve që blejnë çdo ditë në këto tregje.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/E7wLfMFd6oo?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakPARKIMET E GABUARA KTHEHEN NË “GANGRENË”
Artikulli tjetërHOFFMAN NË DEGËN E GJERMANISTIKËS