Akulli qe serviret me pije ne shume prej lokaleve ne bregdetin e Velipojes nuk eshte i garantuar pasi shumica prej subjekteve private nuk furnizohen nga ujesjellesi, teksa uji qe vjen nga puset dhe shpimet ka probleme bakterologjike ndaj dhe makinetat e akullit duhet domosdoshmerisht te kene filtra pastrues.

Deklarata vjen nga Areti Beruka shefe e inspektoriatit shteteror shendetesor. Beruka tha se jane te pakta subjektet qe jane te pajisura me dokumentacionin e inspektoriatit shteteror shendetesor .

Nderkaq ky institucion eshte fokusuar ne kontrollet e subjekteve ne zonat turistike , te cilat jane prioritet vec veprimtarise se zakonshme. Nga ana tjeter Inspektorati Shtetëror Shëndetësor fton të gjithë qytetarët të tregojnë kujdes në përdorimin dhe shfrytëzimin e subjekteve që ofrojnë shërbime dhe të shmangin ato subjekte të cilat që në pamje nuk përmbushin kërkesat higjieno–sanitar.

Artikulli paraprakSHKËPUTET MASIVI SHKËMBOR, BLLOKOHET RRUGA VLORË-ORIKUM
Artikulli tjetërKLSH, NË 4 VITE 17 MLN EURO DËM NGA HIPOTEKAT