Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sot kreun e grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi se ëshë përzënë nga studimet në Gjenevë për shkak se është marrë me drogë.
Në një prononcim për mediat nga Parlamenti, ai tha se Çuçi gjatë kohës që drejtonte ministrinë e Brendshme mori këshilltar kryesor një prej trafikantëve të Sajmir Tahirit.
“Hetoni pak vitet e Cuçit pse është përzënë nga Zvicra. Shkoni dhe pyesni pse është përzënë nga Gjeneva ku ka qenë studentë. është përzënë për drogë. E di vetë ai. Pyesni pak kush është Arianit Arapi. është krahu i djathtë i Sajmir Tahirit në trafikun e drogës. Xhafaj e përzuri, Sandër Lleshi nuk e mori se e dinte që e nxinte. Ky (Çuçi) e mori dhe e bëri këshilltar kryesor. Ajo sera që u kap me 90 ha në Berat është e Arianitit dhe Çuçit”, tha Berisha.
Sipas tij “Kjo ditë shënon një fillim të ri për opozitën, shënon fillimin e qëndresës së saj me të gjitha format e një beteje gjer në mosbindje civile, forma të ndryshme të grevave që duhet të rikthejnë parlamentarizmin dhe votën e lirë. Faktikisht ky Parlament është krejtësisht fiktiv. Opozita në këtë parlament është një fiktivitet. Janë 6 komisionet hetimore parlamentare që janë refuzuar në shkelje flagrante të Kushtetutës.
Janë refuzuar sepse të gjitha çojnë te Edi Rama. është refuzuar hetimi i aferës Rama- McGonigal, është refuzuar hetimi i Ismailit, shpenzimit të 22 milionë euro në më pak se dy vite nga Rama me avion privat. Nuk është pranuar komisioni hetimor për zbatimin e ligjit të konfliktit të interesit, sepse është Rama personalisht që ka shkelur këtë ligj. është refuzuar komisioni për Portin e Durrësit, ku rezulton se prapa Al Alabbar qëndrojnë bosët e drogës me bitcoin. U refuzua hetimi i Ballës dhe Ramës për zhdukjen e TIMS”.