Akuza të rënda ka ngritur 19 vjeçari shqipatar i ndodhur në paraburgim i akuzuar për vrasjen e studentes greke, Eleni Topaludhi.

Sipas tij një grup të burgosurish e kanë goditur dhe më pas e kanë përdhunuar.

Sipas gazetës greke “Tanea”, i riu u ka thënë policëve që e shoqëronin për në spitalin Evangjelizmi se e kanë përdhunuar.

Doktorët e spitalit pas kontrollit të bërë nuk e kanë vërtetuar një gjë të tillë dhe pasi është parë që është mirë i riu është kthyer sërish në qeli.

Por sot ai u ka thënë autoriteteve të burgut se të tjerë të burgosur e kanë goditur dhe më pas e kanë përdhunuar.

Policë nga rajoni i polisisë së Kapandritit kanë shkuar në burg për të marrë sërisht dëshmi nga 19 vjeçari.
19 vjeçari është transferuar ne nje burg tjeter

Artikulli paraprak“JELEKËT E VERDHË” ZBARKOJNË NË SHQIPËRI, THIRRET PROTESTË PËR ÇMIMIN E NAFTËS
Artikulli tjetërU MBYT NË SEMAN, TRUPI I GRUAS GJENDET PAS 5 DITËSH