Shoqata e gjuetarëve shqiptar për menaxhimin e peshkimit hedh akuza të forta duke thënë se në liqenin e Shkodrës vazhdon gjuetia e paligjshme në të gjitha format, edhe me lëndë plasëse.

Akuzat janë drejtpërdrejtë për Organizatën e Menaxhim Peshkimit. Peshku që shitet në tregjet apo rrugët e Shkodrës është i rrezikshëm sepse shitet i kontaminuar si shkak i gjuetisë së paligjshme. Një gjë të tillë e thotë ish-inspektori i peshkimit Rasim Suma. Kjo nuk është hera e parë që kjo shoqatë bën një denoncim të tillë duke shfaqur pakënaqësitë e saj dhe duke pretenduar se liqeni i Shkodrës po dëmtohet dita-ditës.

Artikulli paraprakPROKURORIA AKUZA HYSEN HYSAJ DHE DY ISH-ZYRTARËVE
Artikulli tjetërMETA THËRRET KUVENDIN NË SEANCË TË JASHTËZAKONSHME MË 18 PRILL