Shoqata e menaxhim-peshkimit ka vijuar akuzat për gjueti të paligjshme në liqenin e Shkodrës.Kreu I kësaj shoqate Ali Harusha hedh akuza të forta duke thënë se në liqen vazhdon gjuetia e paligjshme në të gjitha format.
Akuzat janë drejtpërdrejtë për Organizatën e Menaxhim Peshkimit drejtuesit e së cilës sipas Harushës bëjne vetëm show.
Kjo nuk është hera e parë që kjo shoqatë bën një denoncim të tillë duke shfaqur pakënaqësitë e saj dhe duke pretenduar se liqeni i Shkodrës po dëmtohet dita-ditës.
Harusha shton më tej se janë zhdukur 90% e krapit dhe karasit nga liqeni i Shkodrës dhe janë bërë abuzime me fondet e peshkatarëve.
Edhe anetaret e tjere te kesaj shoqate shprehen mjaft te shqetesuar per gjendjen ne te cilen ka degarduar kjo pasuri kombetare e Shkodres.