GJKKO dënon me 1 vit e 6 muaj burg ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, Fran Tuci. Ky i fundit akuzohet për shpërdorim detyre.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Tucit i reduktohet dënimi në 1 vit burg. GJKKO ka caktuar ndaj Tucit edhe një dënim plotësues, siç është heqjen për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Tuci dhe ish-administratori i njësisë administrative Iballe, Ndoc Marku akuzohen për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘shkatërrim prone’, pasi se dhanë leje për një rruge në një fshat të thellë të kësaj njësie.

Vlerësimet e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit flasin për një dëm prej më shumë se 2 milionë euro, të shkaktuar nga dëmtimi i terrenit dhe shpyllëzimi i sipërfaqes nga e cila është përfituar rruga e hapur privatisht.

Artikulli paraprakAMAZON LËSHON NË HAPËSIRË SATELITËT E PARË PËR SHËRBIME INTERNETI
Artikulli tjetërLLOGARITË NË NËNTOR, SYLVINHO: ÇEKIA E FORTË POR DUAM FITORE! SHPIRTI I SKUADRËS NA KA SJELLË DERI KËTU