Arabia Saudite, Egjipti, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndërprerë lidhjet diplomatike me Katarin, duke e akuzuar atë për destabilizimin e rajonit.

Ata thonë se Katari mbështet grupe terroriste duke përfshirë Vëllazërinë Myslimane. Agjencia shtetërore e lajmeve Saudite SPA tha se Rijadi kishte mbyllur kufijtë e saj, duke shkëputur lidhjet me Katarin nga toka, deti dhe ajri dhe duke e izoluar atë në masë të madhe.

Agjencia e Lajmeve duke cituar zyrtaret e lartë shkruan se kjo u bë për të mbrojtur sigurinë e saj kombëtare nga rreziqet e terrorizmit dhe ekstremizmit. Masa e pashembullt është parë si ndarja më serioze midis vendeve të fuqishme të Gjirit, të cilët janë gjithashtu aleatë të ngushtë të SHBA.

Artikulli paraprakSULMI NË LONDËR NGA ISIS, POLICIA I NJEH TERRORISTËT
Artikulli tjetërAKSIDENT NË SHKUP, LËNDOHEN 8 PJESTARË TË NJËSISË SPECIALE