Ish- kandidati i Partisë Aleanca Popullore për Drejtësi Paulin Maçaj, i cili deklaroi më parë se u regjistrua pa dijeni në listat për deputet, i është përgjigjur sërish kreut të APD-së Bilal Kolës duke thënë se ky i fundit mashtroi publikun me pretendimin se Maçaj rezulton person që ka probleme me drejtësinë.
Sipas Maçajt, i vetmi ndalim ndaj tij ka qenë rasti i protestave për dëmshpërblimet e përmbytjeve, ku në fund të procesit gjykata e la të lirë. Sa i përket firmës për kandidim, Maçaj thotë se i vetmi nënshkrim i tij është bërë në KQZ për të tërhequr kandidaturën. I pyetur mbi arsyet që emri i tij është publikuar nga APD-ja, Maçaj ka këtë përgjigje.