Në një deklaratë shpërndarë për mediat, shërbimi zjarrfikës ka hedhur poshtë pretendimet e banoreve te Melgushes ne lidhje me mungesën e gadishmërise te zjarrfikësve për shuarjen e flakëve te zjarrit.

Ne deklarate citohet se rreth orës 10.30 në sallën operative të MZSH ka ardhur një telefonatë nga shtetasi Fran Ndoj banor i fshatit Mëlgushë i cili ka njoftuar se në oborrin e shtëpisë së tij është shfaqur një vatër zjarri në bazën ushqimore të blegtorisë. Menjëherë është dërguar shërbimi zjarrfikës i cili ka bërë të mundur shpëtimin e banesës një katëshe duke bërë të mundur shuarjen e vatrës së zjarrit. Me tej ne deklarate thuhet se “shërbimi zjarrfikës me të marrë njoftimin ka zbatuar procedurën standart në këto raste duke bërë nisjen e parë sic quhet ne këto raste me mjetin më të shpejtë për të qënë sa më parë në vendin e ngjarjes. Ky mjet ka kapacitet 2000 litra ujë sasi e cila ka qënë e mjaftueshme për neutralizimin e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij jo vetëm tek shtëpia por edhe godinat përreth. Në të njëjtën kohë është bërë edhe nisja e dytë me një mjet me kapacitet 8 ton ujë dhe momentalisht ndodhet në vendgjarje për eleminimin përfundimtar të zjarrit. Pas largimit të nisjes së parë, qytetari Fran Ndoj ,pronar i banesës, ka falënderuar zjarrfikësit për punën e bërë dhe deklaratat e mëvonëshme të banorëve të tjerë nuk shfaqin të vërtetën e punës së kryer nga shërbimi zjarrfikës” Ne fund te kesaj deklarate, Sherbimi Zjarrfikes Shkodër, thekson se angazhimi i tyre eshte maksimal ne kete periudhe ku vatrat e zjarrit jane kthyer ne problematike serioze te shfaqura ne disa zona shërbimi zjarrfikës ka qënë në gatishmëri te plotë duke nderhyrë dhe neutralizuar çdo vatër.

Artikulli paraprakZJARRET ZGJEROHET HARTA, PËRFSHIN EDHE VELIPOJËN
Artikulli tjetërSIGURACIONI I MJETEVE, AMF NIS HETIMET