BASHKIA: NE KEMI QËNË GJITHNJË DAKORT PËR STADIUMIN. Bashkia e Shkodres ka reaguar ne nje deklarate per shtyp ka reaguar ne lidhje me deklarimet e bera nga kryeministri Rama nje dite me pare ne Shkoder. Ne kete deklarate bashkia, thekson se ajo ka shprehur gjithnjë dakortësinë për realizimin e investimit në rikonstruksionin e stadiumit Loro Borici, si një investim i rëndësishëm për qytetin dhe për historinë sportive të tij .

Në të njëten kohë, Bashkia ka këmbëngulur, që ky investim të realizohej duke respektuar në maksimum pronen private të qytetarëve në zonen ku do të kryehet ky investim. Bashkia Shkodër ka qenë e gatshme të bashkëpunojë institucionalisht për të gjitha përgjegjësitë dhe detyrimet e saj , gjë e cila nuk është marrë asnjë herë në konsideratë nga qeveria e cila nuk është ftuar asnjëherë zyrtarisht në këtë proces . Bashkia Shkodër ne deklaraten e saj thkeson se ka qenë dhe do të jetë gjithnjë konseguente në zbatimin e ligjit në mbrojtje të interesave të qytetarëve të saj , në zhvillimin e veprimtarive për rritjen e mirqënies si dhe për përmirësimin e kushteve të jetës së tyre .

Artikulli paraprakPREFEKTI: BASHKIA TË MOS BËJË POLITIKË ME STADIUMIN
Artikulli tjetërMEMA: KËRKOJMË SHËRBIM MË TË MIRË PËR ZYRËN TURISTIKE