Kryetari i Gjykatës së Rrethit të Shkodrës Arben Zefi ka reaguar ndaj kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë, e cila i kërkoi KLD-së një hetim disiplinor ndaj tij, pasi në shkelje të ligjit.
Gjykata nuk ka përcjellë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve shkurtimin e vendimit penal të formës së prerë për dënimin e shtetasit Artan Dragani, aktualisht kancelar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Kreu i gjykatës Arben Zefi i është përgjigjur ministres duke i thënë se vendimi për Artan Draganin është në vitin 2012, ndërsa postin si kryetar i gjykatës e ka marrë në fund të 2014-ës. Në reagimin e tij, Zefi thotë se ka nxjerrë një urdhër të brendshëm në mënyrë që të gjitha vendimet e këtij lloji të dërgoheshin në zyrën e gjendjes gjyqësore, raporton BË. Sipas Zefit.Kryetari i gjykatës nuk është në dijeni nëse vendimi për shtetasin Artan Dragani është dërguar apo jo në zyrën e gjendjes gjyqësore duke qenë se e ka nxjerrë urdhrin e brendshme që këto vendime të dërgohen. Nga ana tjetër mësohet se në atë kohë kancelari quhej Artan Dragani ndërsa tani ka një ndryshim tek mbiemri në Artan Dragoni. Kryetari i gjykatës i ka bërë me dije gjithashtu se rasti në fjalë do të konstatohet për të parë se çfarë ka ndodhur.
Reagimi i kreut të Gjykatës së Shkodrës:
“Me marrjen detyrës si kryetar i Gjykatës në nëntor të vitit 2014 kam konstatuar mangësi të theksuara nga Kryesekretaria e Gjykatës duke mos zbatuar nenin 481 të Kodit të Procedurës Penale (në atë kohë pa afate të përcaktuara) për dërgimin e vendimeve penale në zyrën e regjistrimit gjyqësor në Ministrinë e Drejtësisë.Për këtë janë marrë masa urgjente duke plotësuar e dërguar qindra buletine, të mbetur pa u dërguar në Zyrën e Regjistrimit Gjyqësor.Më lejoni e nderuar që t’iu informoj se për periudhën në fjalë është konstatuar (më datë 10.03.2016) dhe arshivimi i një dosje penale të kthyer për gjykim nga Gjykat ae Lartë pa kaluar në gjykim të A.I, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Trafikim të narkotikëve” sipas neneve 111 e 112 paragrafi 1, 2 të Kodit Penal të Republikës italiane me 12 vjet e 8 muaj burgim.Për rastin është njftuar menjëherë KLD dhe Minsitria e Drejtësisë, dhe nga ana ime si Kryetar i Gjykatës është larguar nga puna kryesekretari i GJykaës dhe marrë masa për kalimin urgjent në gjykim të çështjes