Prokuroria administron gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut. Deri më tani janë administruar të gjitha provat e nevojshme për verifikimin e akuzave ndaj kryebashkiakut të Vorës, si dokumentacioni i publikuar nga PD dhe gjurmët e gishtërinjve ndërkohë që organi i akuzës është në pritje të letërporosisë nga autoritetet greke.

PD-ja ka publikuar një dokument sipas saj nga sistemi TIMS me foton e Jorgo Totos në pasaportën me nr. Z 0148497, me të cilën është arrestuar dhe një tjetër po nga sistemi TIMS që tregon pasaportën me emrin Agim Kajmaku nga ku del në përfundimin se janë i njëjti person.

Sipas selisë blu kjo vërteton se personi i kërkuar nën emrin Jorgo Toto në Greqi në fakt është Agim Kajmaku.

Artikulli paraprakATENTATI NË TIRANË: NDAJ ISH-POLICIT U QËLLUA ME DY KALLASHNIKOVË, TË REJA PËR MAKINËN E AUTORËVE
Artikulli tjetërURAGANI ‘DORIAN’ I AFROHET FLORIDËS – PRESIDENTI TRUMP ANULON UDHËTIMIN NË POLONI